Inter shkëput kontratën me Joao Mario

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 20:49
 Inter shkëput kontratën me Joao Mario

Interi e ka zyrtarizuar shkëputjen e kontratës me Joao Mario, derisa portugezi pritet që t’i bashkohet Benficas

28 vjeçari, i cili ju bashkua Interit nga Sporting CP në gusht të vitit 2016, ka kaluar sezonin e kaluar në huazim të ish klubi i tij, pasi që kishte luajtur edhe me West Hamin në Angli dhe me Lokomotivën e Moskës në Rusi.

Kampionët e Primerira Liga, raportohet se ata janë duke shikuar për një marrëveshje permanente me ish lojtarin e Kombëtares se Portugalisë, por Joao Mario duket se ka zgjedhur për të kaluar të Benfica këtë muaj. Interi ka lëshuar një komunikatë për shtyp që ata kanë rritur marrëveshje me lojtarin për ta shkëputur kontratën një vit më herët.

“FC Internazionale Milano lajmëron se ata kanë arritur marrëveshje me futbollistin Joao Mario për ta shkëputur kontratën me klubin”, ka thënë Interi në komunikatën zyrtare të tij.

Kështu, Joao Mario do të jetë pa klub dhe mund të nënshkruajë kontratë si lojtar pa kontratë me Benfican. 


(Kosova Sot Online)