Lexoni edhe:
Pamje nga festa e Italisë pas rikthimit në Romë
Jordan Pickford u pa duke thënë “pa problem” me veten e tij përpara se të mbronte penalltinë e Jorginhos në finalen e Euro 2020.
Edhe pse Anglia humbi nga Italia në penallti, gardiani i Tre Luanëve performoi në mënyrë të mrekullueshme, duke mbrojtur dy, derisa i dha fund rekordit të anëtarit të Chelseat me saktësi të qind për qind nga penalltitë në nivelin ndërkombëtar.
Më herët gjatë gjuajtjeve, portieri i Anglisë kishte pritur një penallti kundër sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti i cili i dha avantazhin Anglisë. Megjithëse, për shkak të dështimit nga penalltitë nga ana e Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, Jorginho kishte mundësinë të fitonte Euro 2020 për Azzurrët.
Pamje nga festa e Italisë pas rikthimit në RomëLexoni edhe:
Sidoqoftë teknika e Pickford për të ndalur penalltinë funksionoi në përsosmëri dhe i dha Anglisë një tjetër shans.
Fatkeqësisht për Anglinë, sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka nuk ishte në gjendje të shënonte penalltinë e pestë e cila u ndal nga Gianluigi Donnarumma dhe siguroi trofeun e parë madhor të Italisë që nga fitorja e tyre në Kupën e Botës në vitin 2006.
Të dy Pickford dhe Donnarumma janë vlerësuar gjerësisht për performancat e tyre gjatë gjithë turneut me portierin e Evertonit duke marrë çmimin Golden Glove (Dorëza e Artë)
I think this is my favourite Pickford video. Ever. pic.twitter.com/sDGD7btosR
— The Modern-Day GK (@themoderndaygk) July 12, 2021
(Kosova Sot Online )