Messi s’mendon për të ardhmen

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 13:54
Messi s’mendon për të ardhmen

Ylli argjentinas thotë se për momentin është i fokusuar tek triumfi në Copa America dhe tek familja. Për të ardhmen do të mendojë më vonë. Aktualisht, 34 vjeçari është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën

Lionel Messi nuk është duke menduar për të ardhmen. Ylli argjentinas është duke e shijuar triumfin në Copa America, të cilin e fitoi me kombëtaren e tij. Gjithashtu, 34 vjeçari shton se për momentin është i fokusuar tek familja, me të cilën do t’i kalojë pushimet verore. E më pas, Messi do të mendojë për të ardhmen. Atij i ka skaduar tashmë kontrata me Barcelonën dhe është lojtar i lirë.

“Jam i shkëputur nga të gjitha, nuk shikoj asgjë. Jam duke e shijuar këtë moment me njerëzit e mi. Po përgatitem të shkoj në pushime me familjen, kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. E vërteta është se jam i lumtur. Është e pashpjegueshme lumturia që po e shijoj unë, familja ime dhe miqtë”, deklaroi Messi për “ESPN”.

Interesim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë kanë shfaqur Manchester City dhe Paris Saint-Germaini. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave, ai do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. 

(Kosova Sot Online)