Milani shumë pranë transferimit të yllit të CSKA-s

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 14:22
Milani shumë pranë transferimit të yllit të CSKA-s

Milani është shumë pranë nënshkrimit me Nikola Vlasic, ose të paktën kështu besojnë mediat në Rusi. Kuqezinjtë janë vendosur në gjurmët e lojtarit të CSKA së Moskës dhe janë gati të paguajnë 25 milionë euro.

Në fakt negociatat ende nuk kanë hyrë në fazë intensive dhe duke iu referuar mediave në Itali, operacioni nuk është kaq i thjeshtë. CSKA nuk e lëshon për më pak se 30 milion euro dhe nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç kësaj shifre.

Lojtari nuk u paraqit në grumbullimin e skuadrës për fazën përgatitore në Austri, dhe kjo i shtoi zërat e largimit, por për këtë pjesë ishte gjithçka e programuar, sepse për shkak se lojtari ishte pjesë e Kroacisë në Evropian i është dhënë e drejta të pushojë deri më 26 korrik.

Vlasic është një nga lojtarët me më shumë rendiment tek CSKA e Moskës dhe që nga momenti kur në 2018-n kaloi nga Evertoni tek skuadra ruse ka qenë protagonist duke realizuar 33 gola dhe dhuruar 25 asiste, teksa u shpall lojtari më i mirë i kampionatit rus në sezonin 2019-2020.

23-vjeçari i rritur tek Hajduku i Splitit është pjesë e përfaqësueses kroate që nga viti 2017-të dhe ka shënuar 6 gola në 26 ndeshje. Vlasic ka një kontratë me CSKA-në deri në vitin 2024, megjithatë mbetet për t’u parë nëse këtë edicion të ri do të veshë fanellën kuqezi të Milanit.

(Kosova Sot Online)