Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria

  • S.A /
  • 15 July 2021 - 16:46
Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria

Fituesit aktual të Ligës Premier, Manchester City pritet ta mbrojnë titullin edhe këtë sezon në garën kundër Chelseat dhe Liverpoolit, sipas parashikimeve të një superkompjuteri.

Djelmoshat e Pep Guardiolas do të fitojnë titullin e Ligës Premier për herë të katërt në pesë vjet, me Liverpool, Chelsea dhe Manchester United të ndarë me vetëm dy pikë, duke përbërë pjesën tjetër të katërshes më të mirë.

City hyn në sezonin 2021-22 si favorit i plotë, veçanërisht pasi që një transferim i madh për zëvendësimin e Sergio Agueros duket i pashmangshëm, me Harry Kane, Erling Haaland, Lautaro Martinez dhe Andre Silva të gjithë në listën e ngushtë.

Ekipi i Guardiolas u largua me titullin e sezonit të kaluar pas një fillimi paraprak jo të mirë, por fitoi kampionatin me 12 pikë përpara Unitedit të vendit të dytë.

Man City parashikohet ta mbrojë titullin në Ligën Premier

Në anën tjetër, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer pritet të përfundojë në vendin e katërt në sezonin e ri, sipas parashikimeve të superkompjuterit.

Djajtë e Kuq kohëve të fundit konfirmuan nënshkrimin e sulmuesit Jadon Sancho për 85 milionë euro, por thuhet se ata janë duke ndjekur edhe marrëveshjet për transferimin e Raphael Varane dhe Eduardo Camavinga para fillimit të sezonit.

Por, parashikimet e superkompjuterit të Sporting Index sugjerojnë që Unitedi do të përfundojë pas Liverpoolit dhe Chelseat në përpjekjen e tyre për titull.

Liverpooli i dyti, para Chelseat

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ishte në gjendje të mbronte titullin e Ligës Premier pasi dëmtimet e Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez penguan shanset e tyre, dhe pritet të përfundojnë 11 pikë prapa Cityt në parashikimet e superkompjuterit.

Reds kanë humbur Georginio Wijnaldum këtë verë dhe ende nuk e kanë zëvendësuar holandezin, por Sporting Index beson se ata do të bëjnë aq sa duhet për të çuar Chelsean në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online )