Van Dijk e mohon se e udhëhoqi revoltën holandeze kundër Van Gaal

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 18:03
Van Dijk e mohon se e udhëhoqi revoltën holandeze kundër Van Gaal

Virgil van Dijk e ka mohuar se e kishte udhëhequr skuadrën e Kombëtares së Holandës në një revoltë kundër rikthimit të Louis van Gaalit në postin e trajnerit, duke i quajtur plotësisht të pavërteta shkrimet në media për këtë çështje.

Holanda është në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjen se Frank de Boer, i cili mori përgjegjësi për dështimin e Holandës në Euro 2020, pas humbjes kundër Republikës së Çekisë në 1/8 e finales,

Van Gaal ka qenë trajner i Holandës dy herë deri më tani dhe është përfolur si zëvendësuesi më i mundshëm i De Boer.

Tabloidi britanik The Mirror e publikoi një lajm në të cilin pretendon se Van Dijk është njëri prej disa anëtarëve të ekipit kombëtar që po përpiqen ta parandalojnë rikthimin e Van Gaalit.

Sipas këtij tabloidi, Van Dijk me shokë duan që ish-ndihmëstrajneri i Chelseat Henk ten Cate të emërohet trajner i Holandës, por Federata e Futbollit e Holandës është duke tentuar ta joshë Van Gaalin të kthehet nga pensionimi pak para ditëlindjes së 70-të.

Mbrojtësi i Liverpoolit Van Dijk i ka zgjedhur rrjetet sociale për ta mohuar lajmin.

“Ky lajm është plotësisht i rremë. Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani për gazetarët që ta tregojnë të vërtetën dhe jo të shpifin. Të kesh turp, Mullock”, shkroi Van Dijk.

Van Gaal është i papunë që prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi më 2016 dhe në vitin 2019 e njoftoi pensionimin nga futbolli. 


(Kosova Sot Online)