Bayern Munich e do njërin prej mbrojtësve të Barcelonës

  • S.A /
  • 19 July 2021 - 12:08
Bayern Munich e do njërin prej mbrojtësve të Barcelonës

Bayern Munich e do një mbrojtës të djathtë nga Barcelona. Katalonasit janë të mbipopulluar në atë pozitë, duke qenë se kanë Sergino Dest, Emerson Royal dhe Sergi Roberto. Ky i fundit është lidhur më shumë me një largim të mundshëm, por lajmet e fundit flasin për marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Por mund të themi lirisht se kjo është vetëm një ëndërr e Bayern Munchen sepse Sergino Dest është projektuar titullar, ndërsa Emerson e ëndërron të luajë në “Camp Nou”. Nga ana tjetër edhe Sergi Roberto nuk tundohet nga Bundesliga. Ai ikën vetëm në rast se vjen një ofertë joshëse nga Anglia. Spanjollit i mbaron kontrata në verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online )