Rashica starton për Norwichin në miqësore

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 16:43
Rashica starton për Norwichin në miqësore

Norwich City do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin anglez, Lincoln, në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri.

Pjesë e formacionit startues të Norwichit është Milot Rashica, i cili para pak ditëve u prezantua si lojtari më i ri i tyre.

Ylli kosovar menjëherë ka fituar startin e parë qysh në ndeshjen e parë testuese.

Ai u transferua te ekipi i promovuar në Premierligë nga Werder Bremeni. 


(Kosova Sot Online)