Jose Mourinho zemërohet me Zaniolon gjatë miqësores së Romës kundër Triestinas

  • S.A /
  • 22 July 2021 - 12:12
Jose Mourinho zemërohet me Zaniolon gjatë miqësores së Romës kundër Triestinas

Trajnerit të Romës, Jose Mourinho, nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Nicolo Zaniolos në fitoren e Romës kundër Triestinas në një ndeshje miqësore të mërkurën.

Zaniolo u fjalos disa herë me mbrojtësin e Triestinas Walter Lopez para se ky i fundit ta bënte një ndërhyrje të ashpër ndaj tij në përfundim të pjesës së parë.

35-vjeçari u përpoq ta godasë me top Zaniolon, duke e nxitur një kacafytje. Ata u kacafytën për disa sekonda para se kapiteni i Romës Lorenzo Pellegrini t’i ndante.

Sipas mediave italiane, Mourinhos nuk i ka pëlqyer aspak ajo që e ka parë dhe është siguruar që Zaniolo ta dijë këtë.

Ish-ylli i Interit mungoi tërë sezonin 2021/22 për shkak të një lëndimi të rëndë në gju që e kishte pësuar në një ndeshje mes Italisë dhe Holandës në Ligën e Kombeve në shtator 2020.

Ai i ka zhvilluar tri ndeshje përgatitore me Romën këtë verë, përfshirë miqësoren e djeshme me Triestinan, të cilën gjiganti i Serie A e fitoi 1:0 falë golit të Nicola Zalewski.

(Kosova Sot Online )