![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Osmani për fitoren e Distria Krasniqit: Ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë
![Osmani për fitoren e Distria Krasniqit: Ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/24/auto_20210111_mm_ijf_48_finals_krasniqi_distria_kos-600x3601627123597.jpg)
Presidentja e Respublikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Osmani është shprehur se Krasniqi ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë.
“Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, shkruan Osmani në Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.
Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.
Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.
Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.
Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo! ?
(Kosova Sot Online)