Ronaldo rikthehet në Torino sot

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 11:19
Ronaldo rikthehet në Torino sot

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në Torino sot dhe të fillojë përgatitjet parasezonale të hënën.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe edhe nëse ai ka qenë i lidhur me një largim nga Torino në verë, Bianconerët nuk kanë marrë ndonjë ofertë, kështu që ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United pritet të luajë në Allianz Stadium për një sezon më shumë.

“Ronaldo do të kthehet në stërvitje të hënën dhe ai do të qëndrojë me ne,” tha nënkryetari i Juventusit Pavel Nedved pas fitores 3-1 të Bianconerëve ndaj Cesenas të shtunën.

Ronaldo u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka shënuar 101 gola në 133 paraqitje.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë është lidhur me një lëvizje në PSG në një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardi, por vetëm nëse Kylian Mbappé bashkohet me Real Madrid këtë verë.

Sidoqoftë, Juventusi këmbëngul se Ronaldo do të kthehet në Torino për të qëndruar, kështu që ai pritet të ulet në aeroportin Caselle të Torinos sot dhe të fillojë përgatitjet për sezonin e ri në Continassa të hënën. 

(Kosova Sot Online)