Spanja dhe Gjermania arrijnë fitoren e para, ndalet Brazili

  • A.P /
  • 25 korrik 2021 - 17:56
Spanja dhe Gjermania arrijnë fitoren e para, ndalet Brazili

Spanja mori fitoren e parë në grupin C të Olimpiadës Tokyo 2020 në futboll për meshkuj. La Roja që është edhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë edhe këtë herë hasi shumë vështirësi teksa përballë Australisë e nderoi një gol i Mikel Oyarzabal në minutën e 81-të.

Me këtë sukses Spanja u ngjit në krye të grupit C ndërkohë që në sfidën tjetër Argjentina mori tre pikët e para pasi kaloi me rezultatin minimal 1-0 Egjiptin.

Pas fitores bindëse ndaj Gjermanisë, Brazili ndau pikët në ndeshjen e dytë të grupit D përballë Bregut të Fildishtë ndaj të cilëve barazoi 0-0, ndërkohë që Gjermania mori tre pikët e para falë suksesit 3-2 ndaj Arabisë Saudite, duke e bërë interesante çështjen e kualifikimit.

Tre pikët e para mori edhe Franca në grupin A që mposhti 4-3 me përmbysje Afrikën e Jugut falë një tregolëshi të veteranit Gignac.

Japonia kryeson e vetme tashmë grupin A pas fitores 2-1 ndaj Meksikës ndërsa në grupin B kryeson Koreja e Jugut që mposhti thellë 4-0 Japoninë ndërsa Hondurasi kaloi me shifrat 3-2 Zelandën e Re.

(Kosova Sot Online)