“Drakula për Rumaninë dhe Çernobili për Ukrainën” – Televizioni publik i Koresë së Jugut kërkon falje për fyerjet

  • S.A /
  • 26 July 2021 - 09:46
“Drakula për Rumaninë dhe Çernobili për Ukrainën” – Televizioni publik i Koresë së Jugut kërkon falje për fyerjet

Pica për Italinë, Drakula për Rumaninë dhe Çernobili për Ukrainën

Këto ishin pamjet dhe përshkrimet e përdorura nga transmetuesi publik i Koresë së Jugut për t’i paraqitur kombet në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Televizioni publik MBC ka kërkuar falje tani, pas ankesave të shumta për gjuhë dhe pamje fyese dhe qesharake.

MBC-ja u arsyetua se donte ta bënte më të lehtë për shikuesit ta kuptojnë më lehtë se cilat ishin këto vende dhe tha se gabimi që bëri është i pajustifikueshëm.

Në një reagim në Twitter, MBC-ja e pranoi se ajo çfarë bëri ishte mungesë konsiderate për vendet në fjalë.

Po ashtu shtoi se do ta nisë një hetim për ta kuptuar sesi u vendos që në ekran të shfaqeshin pamje të tilla dhe përshkrim të tillë.

Kur atletët e Haitit ecën nëpër stadium, për shembull, në ekran ky shtet u përshkrua me mbishkrimin “një vend në një gjendje të paqëndrueshme politike për shkak të vrasjes së presidentit”.

E kur ekipi sirian u fut në stadium, në përshkrim shkruhej: “Një luftë civile që po vazhdon tash e 10 vjet”.

Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra ndaj televizionit publik të Koresë së Veriut në rrjetet sociale.

Ai u kritikua posaçërisht për përdorimin e pamjeve nga shpërthimi më i madh nuklear në botë në qytetin Pripyat për ta përshkruar Ukrainën.

(Kosova Sot Online )