Kur do të nënshkruajë kontratën e re Messi?

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 17:26
Kur do të nënshkruajë kontratën e re Messi?

Lionel Messi tashmë gjendet në Barcelonë.

Teksa të gjithë fansat e Barcelonës janë në ethe për të ardhmen e Lionel Messit, 34-vjeçari ka arritur i qetë në mëngjesin e së mërkurës në Barcelonë.

Për të kanë përfunduar pushimet, por do të ketë disa ditë të lodhshme, pasi ende nuk është njoftuar për rinovimin e kontratës me Barçën.

Ka zëra se së shpejti do të finalizohet gjithçka, por Messi mund të humbasë startin e La Ligës.

Ai ishte i vendosur të largohet sezonin e kaluar, por fal Juan Laportës, presidentit të ri, Messi do të vazhdojë të shkruajë histori me klubin e fëmijërisë, ku ka fituar gjithçka, afër 40 trofe ekipor e shumë e shumë çmime e rekorde tjera individuale.

(Kosova Sot Online)