Gjithçka ka një çmim: Messi u pagua për ta publikuar thirrjen në WhatsApp me familje

  • S.A /
  • 29 July 2021 - 11:31
Gjithçka ka një çmim: Messi u pagua për ta publikuar thirrjen në WhatsApp me familje

Gjëja e parë që Lionel Messi e bëri pasi e çoi lart trofeun e Kupës së Amerikës në Maracana, ishte një thirrje me video që ia bëri familjes së vet nga fusha e lojës përmes aplikacionit telefonit WhatsApp.  

Kapiteni i Argjentinës e shpërndau videon nga biseda me familjen në rrjetet sociale dhe postimi pati një mbishkrim prekës.“Çfarë momenti i veçanet”, shkroi Messi.

“Kjo ndodhi pas finales kur po e festoja fitimin e Kupës së Amerikës me familjen time në një thirrje me video në WhatsApp”, shtoi ai.

Ky postim ishte pjesë e partneritetit të tij me pagesë me WhatsApp, që nënkupton se ai mori para nga ky aplikacion për ta shpërndarë videon.

Videoja është shikuar më shumë se 13 milionë herë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka fituar trofe dhe çmime të panumërta në nivel klubi me Barcelonën, më në fund e fitoi trofeun e parë të madh me Argjentinën.

Ikona 34-vjeçare, i cili është lojtari i lirë tani për tani pasi i ka mbaruar marrëveshja me Barcelonën, kishte dështuar në katër finale të mëdha paraprakisht, tri në Kupën e Amerikës dhe një në Kupën e Botës më 2014.

Messi e barti vetë Argjentinën deri në finale duke u përfshirë në çdo gol të shënuar nga skuadra e Lionel Scalonit në një mënyrë apo tjetër.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i turneut dhe po ashtu golashënuesi më i mirë i turneut, me katër gola dhe pesë asiste në gjashtë ndeshje. 

(Kosova Sot Online )