De Jong bëhet horë në stërvitje, e qeshin të gjithë shokët

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 00:01
De Jong bëhet horë në stërvitje, e qeshin të gjithë shokët

Barcelona po vazhdon me përgatitjet për sezonin e ri.

Në kampin katalunas po mbizotëron një atmosferë fantastike.

Në stërvitjen e fundit, De Jong ishte viktima me të cilin qeshën të gjithë futbollistët e Barcelonës.

Kjo për faktin se brenda pak sekondash, atij ia kaluan dy herë topin nën këmbë.

De Jong, edhe këtë sezon, pritet të jetë një lojtar kyç në mesfushën e Barcelonës, që ka mundësi të përbëhet sërish me Sergio Busquets dhe Pedri.

(Kosova Sot Online)