Zyrtare: Trent Alexander-Arnold nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 19:13
Zyrtare: Trent Alexander-Arnold nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga Merseyside.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

22-vjeçari, produkt i akademisë së klubit, nënshkroi edhe për katër vite tjera me “Reds”

Arnold bëri debutimin me ekipin e parë në vitin 2016, ndërsa që atëherë ka 129 ndeshje me klubin anglez, teksa është bërë i pazëvendësueshëm në pozitën e tij.

(Kosova Sot Online)