Broja: Golat me Chelsean, ndjenja më fantastike në karrierë

  • A.P /
  • 30 korrik 2021 - 20:19
Broja: Golat me Chelsean, ndjenja më fantastike në karrierë

Armando Broja ka qenë protagonist me Chelsean në dy miqësoret e zhvilluara, teksa ka realizuar dy herë.

Në sajtin e klubit, sulmuesi shqiptar flet për ditët e para të kësaj aventure fantastike që po përjeton.

“Këto ditë kanë qenë fantastike për mua. Djemtë janë shumë të dashur. Stërvitjet kanë qenë të mira, por edhe shumë intensive dhe na është dashur një punë e fortë. Pa harruar që është edhe kënaqësi dhe qejf që të jesh përreth këtyre djemve, trajnerëve dhe të gjithë stafit. Fatmirësisht kanë qenë ditë pozitive edhe me golat që kam shënuar në ndeshjet miqësore”.

Broja ishe i huazuar te Vitesse sezonin e kaluar, teksa tregoi performanca të kënaqshme, ndërsa ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me “Blutë” e Londrës. 

(Kosova Sot Online)