Barcelona vendos për Griezmannin dhe Coutinhon

  • S.A /
  • 31 July 2021 - 10:28
Barcelona vendos për Griezmannin dhe Coutinhon

Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho do të vazhdojnë ta veshin fanellën e Barcelonës

Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho, të cilët kanë qenë larg formës së tyre më të mirë kur ishin te Atletico Madrid, respektivisht Liverpool.

Megjithatë, sipas AS, Barça ka vendosur që t’ua japë edhe një shans të dyve dhe vetëm një ofertë e çmendur, së paku 100 milionë euro, do të shtynte klubin të heqë dorë nga njëri apo tjetri.

Ata janë lojtar klasi dhe Ronald Koeman ka vendosur që t’i mbajë, i sheh të rëndësishëm për sezonin 2021/22.

Coutinho ka qenë si i humbur që kur u ble nga Liverpooli derisa Griezmann asesi të gjejë gjuhë të përbashkët me Lionel Messin në fushë, siç ishte mes Neymar-Suarez-Messi.

Sido që të jetë, nuk ka asnjë dyshim se që të dy janë lojtarë klasi, ndër më të mirët në botë dhe Koeman do të tentojë të nxjerrë më të mirën prej të dyve. 

(Kosova Sot Online )