Përmbysje e spektakël, Spanja eliminon Bregun e Fildishtë pas 120 minutash

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 14:59
 Përmbysje e spektakël, Spanja eliminon Bregun e Fildishtë pas 120 minutash

Spanja ka arritur mes vështirësish të mëdha të kualifikohet në gjysmëfinale të turneut të futbollit në Lojërat Olimpike.

“Furisë së Kuqe” iu deshën 120 minuta për të kaluar Bregun e Fildishtë, teksa 90 minutat përfunduan 2-2 dhe e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 5-2.

Ndeshja nisi në malore për skuadrën e Spanjës, që pësoi gol, me Eric Bailly, që shënoi për afrikanët në minutën e 10.

Më pas Spanja u kthye në lojë në minutën e 30, me Dani Olmon, që barazoi rezultatin.

Por gjithçka spo kishte nisur sepse në fund ishte rezervuar pjesa më e bukur e ndeshjes.

Në minutën e 90+1′ Max Gradel shënoi për Bregun e Fildishtë dhe të gjithë menduan se afrikanët shkuan më tej për shkak se kishin mbetur shumë pak minuta kohë, por pas dy minutash Rafa Mir shënoi sërish për Spanjën dhe riktheu baraspeshën në sekondat e fundit.

Në shtesë më pas gjithçka foli për Spanjën, që shënoi tre gola. Në minutën e 98 Oyarzabal shënoi me penallti, ndërsa dy gola të tjerë të Rafa Mir në minutat 117 dhe 120 vendosën gjithçka dhe vulosën shifrat 5-2. Në gjysmëfinale Spanja do ndeshet me fituesin e duelit Japoni-Zelandë e Re.

(Kosova Sot Online)