Presidenti i KOK takon sekretaren e ANOC Olympic, Gunilla Lindberg

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 09:30
Presidenti i KOK takon sekretaren e ANOC Olympic, Gunilla Lindberg

Sekretarja e përgjithshme e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg, ka pritur në takim presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti.

Sekretarja Lindberg ka uruar presidentin Krasniqi për dy medaljet e arta të fituara me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovan.

Presidenti Krasniqi ka falënderuar sekretaren Lindberg për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ANOC-ut dhënë për Kosovën.

Takimi që u mbajt në zyren e ANOC-ut në Tokio u zhvillua nën diskutimet se si ANOC mund të përkrahë dhe bashkëpunojë ngushtë me KOK-un në projekte të ndryshme.

(Kosova Sot Online)