Higuain i emocionuar ia kushton golat nënës së vet, pas fitores së Inter Miamit ndaj Montrealit

  • G.G /
  • 02 August 2021 - 15:13
Higuain i emocionuar ia kushton golat nënës së vet, pas fitores së Inter Miamit ndaj Montrealit

Gonzalo Higuain protagonist në raundin e fundit të MLS me një dygolësh kundër Montrealit që lejoi Inter Miami të fitonte 2-1.

Këtu janë fjalët e Pipita në konferencën për shtyp, plot emocion në kujtesën e nënës së tij Nancy, e cila vdiq në moshën 64 -vjeçare në prillin e kaluar:

“Shumë i lumtur për rezultatin dhe golat. Shënimi është gjëja që më pëlqen më shumë dhe kjo e ndihmon ekipin tim për të fituar ndeshjet.”

Ai shtoi: “Dhe pas golave ​​kisha ndjenja të çuditshme. Unë kisha imazhin e mamasë time në kokë. Unë e di që ajo po me shikon nga atje lart.”

“I dedikoj këto gola babait tim, gruas sime dhe vajzës sime të cilët ishin në stadium të lumtur. Ia kushtoj atyre sepse ata gjithmonë më mbështesin. Dhe mbi të gjitha nënës, e cila na shikon nga parajsa”.

(Kosova Sot Online)