Rexhbecaj huazohet te Bochum

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 19:05
Rexhbecaj huazohet te Bochum

Elvis Rexhbecaj ka ndryshuar ambient këtë afat kalimtar. 23-vjeçari është huazuar në ekipin e Bochum, i cili edicionin e kaluar siguroi promovimin në elitën e futbollit gjerman.

Lajmin për këtë huazim e ka bërë të ditur vet klubi gjerman në një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Ai do të jetë pjesë e Bochum 1848 deri në fund të sezonit 2021/22.


(Kosova Sot Online)