Shaqiri i gatshëm për sezonin e ri

  • A.P /
  • 03 gusht 2021 - 15:38
Shaqiri i gatshëm për sezonin e ri

Xherdan Shaqiri është shprehur i gatshëm për sezonin e ri 2021/22.

E ardhmja e tij ende nuk dihet, pasi po përflitet shumë për një largim të tij nga Liverpooli, me disa ekipe italiane të interesuara për shërbimet e tij.

Ai u shpreh i lumtur dhe po e pret një sezon të mirë

“Jam i lumtur që jam me skuadrën, po ndihem mirë dhe mezi pres të nisim ndeshjet parasezonale dhe një sezon të mirë”, tha ai.

“Ne kishim një Kampionat shumë të mirë me Zvicrën, bëmë histori së bashku dhe jam i lumtur për këtë gjë”, shtoi ai.

“Unë vetëm po pres fillimin e sezonit të ri dhe të arrijmë objektivat me skuadrën, të fitojmë dhe të japim 100% nga vetja jonë. Pastaj e shohim çfarë do të ndodhë, normalisht që ne duam të fitojmë gjithçka”, tha Shaqiri.

“Ne i kemi të gjitha kualitetet për të qenë në maje të tabelës, kemi skuadër të mirë me karaktere të mira. Për ta arritur atë gjë, ne duhet të jemi të bashkuar si skuadër, si lojtarë dhe duhet të punojmë së bashku si skuadër, me talentin tonë dhe dedikimin tonë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

(Kosova Sot Online)