Prishtina e transferon Florent Avdylin

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 16:01
Prishtina e transferon Florent Avdylin

FC Prishtina e ka bërë përforcimin e radhës në prag të fillimit të sezonit të ri. Në fakt, Bardhekaltrit e kanë rikthyer nga Shqipëria mesfushorin kualitativ, Florent Avdyli. Lojtari i lindur në vitin 1993 ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionin e Kosovës.

Avdyli ka qenë për dy vjet pjesë e ekipit junior të FC Prishtinës, shkruan Gazeta Express. Më pas, ai ka luajtur edhe në klubet si SHF Kurda, Prishtina U-19, KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Feronikeli, Trepça, Liria dhe Teuta.

“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar”, ka thënë Avdyli.

(Kosova Sot Online)