Gjyqtari i ndeshjes: “E kuptova menjëherë çfarë i ndodhi Eriksenit, Kjaer dhe mjekët heronj”

  • 03 August 2021 - 23:18
Gjyqtari i ndeshjes: “E kuptova menjëherë çfarë i ndodhi Eriksenit, Kjaer dhe mjekët heronj”

Christian Eriksen ngriu zemrat e miliona njerëzve gjatë EURO 2020, pasi pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.

Mesfushori ra në tokë dhe u desh ndihma e mjekëve për të shmangur më të keqen.

Gjyqatari i asaj ndeshjeje, Anthony Taylor, ka rrëfyer momentine rrëzimit të Eriksen dhe shumë gjëra të tjera që ndodhën atë ditë.

“E kuptova menjëherë që kishte problem serioz. Christian ishte vetëm në atë moment. Po shikoja kur ai ra përmbys, mund t’ia shikoja edhe fytyrën. E dija se nuk ishte në rregull që në fillim, për shkak të asaj se si i dukej fytyra dhe për mënyrën se si ra. Kjo ishte ajo që më shqetësoi më shumë”.

(Kosova Sot Online)