Përse Man United nuk e ka kompletuar marrëveshjen dhe s’e ka prezantuar Varanen?

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 23:41
Përse Man United nuk e ka kompletuar marrëveshjen dhe s’e ka prezantuar Varanen?

Varane ka kaluar nga Reali te United për 50 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi edhë një tjetër. Ai e ka veshur fanellën e Realit 10 sezone, ka fituar afër 20 trofe, veçuar katër herë Ligën e Kampionëve.

Raphael Varane vazhdon të mos prezantohet te Manchester United, për shkak të mos kompletimit të dokumentacioneve.

Sipas ‘Football Daily’, Unitedi është duke punuar që t’i sigurojë sa më parë vizën, arsyeja se përse është shtyrë finalizimi i marrëveshjes nga ana e Man United.

Lojtari është blerë nga Reali për 50 milionë euro dhe sapo të rregullohet gjithçka me dokumentacione, ai do të prezantohet te “Djajtë e Kuq”.

Varane e ka veshur fanellën e Reali 10 sezone.

Ai ka bërë 360 paraqitje, ka shënuar 17 gola dhe ka fituar 18 trofe – veçuar katër herë Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)