Leo Messi largohet nga Barcelona

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 20:09
Leo Messi largohet nga Barcelona

Edhe zyrtarisht, Lionel Messsi largohet përfundimisht nga Barcelona.

Leo Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona, edhe pse klubi spanjoll në deklaratën e publikuar shkruan se marrëveshje për një kontratë të re ishte arritur ditën e sotme.

Sipas Barcelonës, nuk mund të firmosej ajo marrëveshje për shkak të pengesave financave dhe rregullave të LaLigas.

Në këto kushte, Messi nuk qëndron te Barcelona.

Klubi i uron më të mirat njeriut që i ka dhënë shumë atyre për më shumë se 15 vjet.

Komunikata e FC BARCELONA:

“Leo Messi nuk do të qëndrojë në Barcelonë. Pavarësisht dëshirës së Leo Messit dhe klubit për të rinovuar kontratën, kjo s’mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare, dhe rregullave të La Ligës”, shkruan klubi në faqen zyrtare.

(Kosova Sot Online)