Ku do të shkojë Leo Messi?

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 21:06
Ku do të shkojë Leo Messi?

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë, apo më mirë të themi ‘kurrë’ s’do t’i arrijë një futbollist me një klub të vetëm.

Për shkak të “pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, sic thotë Barcelona, Leo Messi s’mund të vazhdojë me Barcelonën dhe kështu, zyrtarisht, ai është larguar nga klubi i fëmijërisë.

Leo është i lirë të zgjedhë klubin ku dëshiron të vazhdojë karrierën, por ku do të shkojë?

Sipas shumë mediave botërore, ai ka dy opsione, ani pse ka shumë klube që e duan.

Ai ndoshta do të zgjedhë në mes të Manchester City ose Paris Saint Germain, dy klubet që kanë fuqinë financiare dhe e duan Messin që nga viti i kaluar, kur përmes burofaxit kërkoi largimin nga Barcelona. 

(Kosova Sot Online)