Inter gjen zëvendësuesin e Romelu Lukakut

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 10:49
Inter gjen zëvendësuesin e Romelu Lukakut

Inter duket se po e mendon zëvendësuesin e Romelu Lukakut.

Chelsea ka interesim të madh për sulmuesin belg dhe zërat janë shtuar që shuma e ofruar nga skuadra angleze për transferimin e belgut prej 120 milionë euro mund të pranohet nga Inter.

Kampionët e Italisë janë në vështirësi financiare dhe një ofertë e tillë mund të kënaqë pronarët e klubit dhe ta lënë të lirë belgun.

Sipas “Corriere dello Sport“, Inter tashmë e ka menduar zëvendësimin e tij.

Pasardhësi i Lukakut në qendrën e sulmit të Inter pritet të Duvan Zapata.

(Kosova Sot Online)