“Messi duhet të shkojë dhe të luajë me Ronaldon në Juventus”

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 12:11
 “Messi duhet të shkojë dhe të luajë me Ronaldon në Juventus”

As në Manchester City dhe as në Paris Saint Germain, Lionel Messi duhet të shkojë në Juventus, sipas James Rodriguez.

Ish mesfushori i Real Madridit mendon se është koha që të realizohet dëshira e të gjithëve, t’i shohim duke luajtur bashkë Messin me Cristiano Ronaldon.

Leo është lojtar i lirë, pasi ditë më parë Barcelona njoftoi zyrtarisht për largimin e 34-vjeçarit.

Ka zëra se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por James e këshillon të shkojë në Juventus.

“Messi duhet të shkojë në Juventus dhe të luajë me Ronaldon”, tha James në një lidhje direkte në “Tëitch”.

“Do të ishte bombë. Është ëndërr e shumë fansave që t’i shohin këta dy së bashku”.

“Messi ka arritur së paku 30 gola dhe 30 asiste për Barcelonën vitin e kaluar, tani ata duhet të kërkojnë për dikë tjetër që të kryejë atë punë”.

(Kosova Sot Online)