PSG gati për Messin, ofertë 40 milionë euro në vit

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 11:04
PSG gati për Messin, ofertë 40 milionë euro në vit

Lionel Messi dhe Paris Saint Germain janë gati të arrijnë marrëveshje.

Lionel Messi dhe Paris Saint Germain janë afër një marrëveshje finale e cila do ta çonte argjentinasin në “Parc des Princes”.

Sipas L’Equipe, PSG ka bërë ofertën gati për 34 vjeçarin. Bëhet fjalë për një ofertë prej 40 milionë eurosh në vit dhe një kontratë tre vjeçare.

Kontrata ka kohëzgjatje deri në vitin 2023 me opsion zgjatje edhe për një tjetër.

Artikulli sugjeron që të dielën do të jetë një takim ndërmjet drejtuesëve të PSG-së dhe përfaqësuesëve të Lionel Messit, përkatësisht babait të tij.

Mirëpo, nënshkrimi i Messit do të mund t’i komplikonte punët për rinovimin e Mbappes pasi “parisienët” duhet t’iu përmbahen rregullave të “Fair Play”.

(Kosova Sot Online)