Roma e gjen zëvendësuesin e Dzekos

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 17:29
Roma e gjen zëvendësuesin e Dzekos

Me Edin Dzeko që duket se do të largohet për në Inter, Roma është duke e kërkuar sulmuesin e Zenit St Petersburg, Sardar Azmoun si një zgjidhje e parë e tyre për sulmin

Disa raporte nëpër mediat e Italisë kanë shkruar sot se Dzeko është njëri prej dy sulmuesve që do ta zëvendësojnë Romelo Lukakun në San Siro këtë verë.

Kjo do të thotë se Giallorossi kanë nevojë që të punojnë më shumë me Borja Mayoral dhe Eldor Shomurodov në sezonin e ri në Stadio Olimpico.

Sipas Corriere dello Sport, Azmoun është emri i parë në listë, i cili është lidhur me një kalin në këtë skuadër që disa javë.  

Fillimisht ai dukej se po kalonte në Bayer Leverkusen, por gjermanët e kanë rinovuar kontratën e tyre me Lucas Alario në vend të tij.

Çmimi i sulmuesit sillet rreth 25 milionë euro, edhe pse që ai ka kontratë që skadon në qershorin e vitit 2022.

Azmoun është iranian dhe është 26 vjeçar kurse deri me tani ai ka luajtur vetëm në Rusi ku ka kaluar në disa klube si në Rubin Kazan, Rostov dhe që nga shkurti i viti 2019 është në Zenit.

Ai ka pasur një fillim spektakular të sezonit 2021-22 ku ka shënuar pesë gola në katër ndeshje. 

(Kosova Sot Online)