Dzeko, gjithnjë e më afër Interit

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 14:38
Dzeko, gjithnjë e më afër Interit

Sulmuesi boshnjak i Romës do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Zikaltrit”. Ai shihet si zëvendësues i Romelu Lukakut, i cili mund t’i bashkohet Chelseat

Edin Dzeko shumë shpejt do të bëhet futbollist i ri i Interit. Sulmuesi boshnjak do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2023. Për momentin është duke u pritur vetëm Roma që ta gjejë një sulmues tjetër për t’u kompletuar transferimi i Dzekos në Milano.

Veterani i sulmit shihet si zëvendësues i Romelu Lukakut, i cili pritet t’i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere. Ndërsa, me gjasë Lautaro Martinez do të mbetet në Inter edhe pse interesim për të kanë shfaqur klubet angleze.

Dzeko nga ana e tij ka bërë paraqitje mbresëlënëse gjatë viteve të fundit në futbollin italian. Krahas përfaqeshit boshnjak, Interi ia ka vënë syrin edhe sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial. 

(Kosova Sot Online)