L’Equipe: Milan ka bërë ofertë për Adli

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 18:35
L’Equipe: Milan ka bërë ofertë për Adli

Milan ka bërë një ofertë me vlerë 10 milionë euro për mesfushorin kreativ të Girondins de Bordeaux, Yacine Adli, shkruan L’Equipe

Lojtari, i cili mbush 21 vjet muajin e kaluar mund të bëhet francezi i tretë që i bashkohet kuqezinjve këtë verë, pasi që më parë ata ju bashkuan Mike Maignan nga Lile dhe Fode Ballo-Toure nga Monaco.

Sipas raportit të sotëm nga L’Equipe, Milan ka bërë një ofertë zyrtare për Bordeaux që kap vlerën 10 milionë euro. Adli ka luajtur për grupmoshat e Francës në U-16, 17, 18, 19 dhe 20. Ai është zhvilluar nga akademia e të rinjve në Paris Saint-Germain dhe Bordeaux e bleu atë në janar të vitit 2019 për 5.5 milionë euro.

Kontrata e tij me klubin e skadon në qershor të 2023 dhe Adli mund të luajë si mesfushorë dhe trekuartist pas sulmuesve. Adli ka kohë që është përmenduar si një synim i kuqezinjve por kjo është oferta e parë për të. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asiste në Ligue 1 sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)