“Messi në PSG 100%”

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 09:52
 “Messi në PSG 100%”

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi tashmë të gjithë raportojnë se Leo do të luajë në Paris Saint Germain sezonin që tashmë ka nisur në Francë.

Të gjitha rrugët e dërgojnë Lionel Messin në PSG.

Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit, edhe njëherë ka qenë aktiv në rrjetin social “twitter”.

Ai kësaj radhe është përgjigjur pas emisionit të El Chiringuitos kushtuar Lionel Messit, se ku do të vazhdojë karrierën 34-vjeçari.

Al Thani ka reaguar në “twitter” dhe ka thënë edhe njëherë: “Messi në PSG 100%”.

Pra gjithçka duket e kryer, vetëm arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe kompletimi i dokumentacioneve për ta lajmëruar atë në Ligue 1 po e shtyn zyrtarizimin e Leos te Parisi.

(Kosova Sot Online)