Man City e shpërblen Stonesin

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 09:38
 Man City e shpërblen Stonesin

John Stones ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Cityn, që do ta mbajë në klub deri më 2026.

John Stones do të vazhdojë të jetë partner i Ruben Dias në mbrojtje edhe në të ardhmen.

Sipas “Athletic”, Stones ka rinovuar kontratën deri më 2026 me Cityn.

Raportohet se ai do të fitojë 250 mijë funte në javë.

Stones do të jetë pjesë e City edhe pas të tridhjetave, çka do të thotë se do të vazhdojë në mbrojtje dyshja e suksesshme Stones-Ruben Dias.

(Kosova Sot Online)