Fjalët e para të Armando Broja pas transferimit te Southampton

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:45
 Fjalët e para të Armando Broja pas transferimit te Southampton

Armando Broja edhe zyrtarisht është pjesë e Southampton.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, sezonin tjetër do të luajë në Premierligë.

Pasi zgjati kontratën me Chelsean deri më 2026, ai është huazuar te Southampton.

Chelsea beson te Broja dhe e huazoi në Premierligë pr t’u rritur më shumë si lojtar të cilin në të ardhmen shpreson ta ketë ne ekipin e tij.

Ai është shprehur i lumtur për këtë lëvizje dhe krejt çka dëshiron tani është të punojë dhe të ec përpara.

“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer që i jam bashkuar Southamptonit. Është klub fantastik dhe mezi pres të takojë grupin, shokët, trajnerin të gjithë. Jam i lumtur që gjendem këtu”, u shpreh Broja.

(Kosova Sot Online)