Mourinho prezantohet si trajner i Realit

  • A.P /
  • 29 May 2026 - 14:30
Mourinho prezantohet si trajner i Realit

Tashmë gjithçka është e qartësuar. Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madridit.

Mediat spanjolle raportojnë se është arritur marrëveshje e plotë mes tri palëve: Jose Mourinhos, Real Madridit dhe Benficas qysh në javën e kaluar.

Prezantimi i Jose Mourinhos si trajner i Real Madridit do të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale, plan ky i presidentit të klubit, Florentino Perez.

Bisedimet interne rreth objektivave për merkato tashmë kanë filluar, me fokusin kryesor në fazën defanzive.

(Kosova Sot Online)