PSG – Messi arrijnë marrëveshje totale, zyrtarizimi në orët në vazhdim

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 12:55
PSG – Messi arrijnë marrëveshje totale, zyrtarizimi në orët në vazhdim

Ylli argjentinas do t’i bashkohet gjigantit francez në orët në vazhdim. 34 vjeçari do ta nënsrhkruajë një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër. Ai do të paguhet deri në 35 milionë euro në sezon

Lionel Messi ka arritur marrëveshje totale për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë. Për këtë siguron gazetari i njohur sportiv italian, Fabrizio Romano.

Gjiganti francez do ta zyrtarizojë shumë shpejt transferimin e Messit, i cili do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare deri më 2023, me mundësi vazhdimin e kontratës për një vit tjetër, deri më 2024.

Messi do të paguhet 25 milionë euro neto në sezon, plus bonuset dhe përfitimet tjera. Në total, rroga e tij për një sezon mund të shkojë deri në 35 milionë euro.

PSG ka qenë i vetmi klub që e ka kontaktuar Messin dhe babanë e tij, Jorge Messi direkt, duke mos përdorur ndërmjetësues. Bisedimet janë hapur të enjten e kaluar, pasi Barcelona e bëri zyrtar ndarjen me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi i refuzoi PSG-në e Cityn në prill dhe dëshironte të qëndronte në Barcelonë. Tash, PSG-ja tentoi përsëri dhe Leo e pranoi ofertën pasi u largua nga Barcelona për shkak të rregullave të La Ligas.Messi do të bëhet lojtar i ri i PSG-së në orët në vazhdim.

Pronari i klubit, Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo kanë punuar për këtë transfer në pesë ditët e fundit non stop. Edhe Neymar është munduar ta bind ish-bashkëlojtarin e tij tek Barça që t’i bashkohet atij në Paris. 

(Kosova Sot Online)