Teuta e nis keq, peson nga Shamrock

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 21:00
Teuta e nis keq, peson nga Shamrock

Teuta po luan në “Elbasan Arena” ndaj Shamrock Rovers, dueli i kthimit i raundit të tretë në Conference League.

Kampionët e Irlandës fituan 1-0 sfidën e luajtur një javë më parë në shtëpi.

Djemtë e Edi Martinit e kanë nisur keq ndeshjen, dhe e shohin vetën në disavantazh në minutën e 20-të. Rory Gaffney u nis bukur në krahun e majtë, me Aleksin që nuk ia doli ta frenojë.

Lojtari irlandëz u fut në zonë dhe mposhti portierin Frashëri, duke i dhuruar avantazhin Shamrock Rovers, që janë shumë afër kualifikimi në fazën “play-off”.


(Kosova Sot Online)