Zëvendësuesi i Achraf Hakimi arrin në zyrat e Interit, së shpejti zyrtarizimi

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 14:10
Zëvendësuesi i Achraf Hakimi arrin në zyrat e Interit, së shpejti zyrtarizimi

Denzel Dumfries së shpejti do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit. Ai tashmë ka arritur në Milano.

Dumfries fillimisht do t’i kryejë testet mjekësore dhe më pas të hedhë të zezë mbi të bardhë.

Ai do të ketë punë të vështirë, të mbulojë boshllëkun lënë nga Achraf Hakimi, që u transferua në Francë te PSG-ja.

Me të arritur në Milan, Denzel Dumfries tha: “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Jam i përgatitur dhe i uritur”.

Ai tani gjendet në zyret e kluibt të Interit.

Mbrojtësi i djathtë ishte sensacion në Euro 2020, duke shkëlqyer me Holandën. 

(Kosova Sot Online)