Borxhi ndaj Messit, ja sa para duhet t’ia paguajë Barcelona sulmuesit argjentinas

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 14:56
Borxhi ndaj Messit, ja sa para duhet t’ia paguajë Barcelona sulmuesit argjentinas

Lionel Messi është tashmë pjesë e historisë së Barcelonës, por ka ende çështje për të zgjidhur mes palëve.

Sipas gazetës katalanase Sport, klubi ka një borxh për të zgjidhur me argjentinasin në vlerë prej 52 milionë eurosh.

Vlera korrespondon me uljen e pagës të dakorduar me të gjithë skuadrën për shkak të pandemisë Covid-19, në mars 2019. Presidenti në atë kohë, Josep Maria Bartomeu, u pajtua me lojtarët për të shtyrë një pjesë të pagave, që në rastin e Messit korrespondon në 52 milionë euro.

Çështja tani po trajtohet nga avokatët e lojtarit argjentinas, të cilët synojnë të përcaktojnë me zyrtarët e Barcelonës afatet për pagesën e kësaj shume.

(Kosova Sot Online)