Barcelona ia ofron Coutinhon Lazios

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 17:31
Barcelona ia ofron Coutinhon Lazios

E ardhmja e Philippe Countihos mbetet ende e paqartë.

Barcelona prej kohësh ka nisur punën që ti gjej një ekip të re Coutinhos.

Së fundmi sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ‘Blaugranët’, e kanë ofruar futbollistin e tyre te Lazio

Gjiganti spanjoll duket se nuk llogarit më në yllin e tyre dhe është e gatshme ta largojë.

Megjithatë edhe klubi italian po kalon në një periudhë të vështirë financiare dhe përkundër që e pëlqejnë shumë mesfushorin nuk do të mund ta transferojnë këtë verë.

Braziliani është përballur me lëndime të shumta në dy sezonet e fundit duke bërë që vlera e tij të ulet dukshëm në market. 


(Kosova Sot Online)