A do të debutojë Milot Rashica kundër Liverpoolit?

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 11:12
 A do të debutojë Milot Rashica kundër Liverpoolit?

Premierliga vazhdon me ndeshje interesante edhe ditën e shtune.

Nga ora 13:30 luan Manchester United, në ora 16:00 Chelsea dhe në orën 18:00 luan Liverpooli.

Leeds United është skuadra që do të presë në shtëpi Liverpoolin për ndeshjen e parë të sezonit 2021/22.

Është ditë e veçantë për Milot Rashicën, pasi ka shansin që të debutojë në Premierligë.

Ai ka punuar shumë në parasezon për të qenë gati për sezonin e ri dhe mbetet të shihet nëse trajneri Daniel Farke do t’ia japë shansin.

(Kosova Sot Online)