Vdes legjenda e Bayernit

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 13:49
Vdes legjenda e Bayernit

Bota e futbollit sot është në zi. Legjenda e Bayern Munich, Gerd Muller ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi gjerman përmes një komunikate për media.

Ai vdiq sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare.

Gerd Müller bëri histori me kampionët e Gjermanisë dhe ekipin kombëtar gjerman. Ai shënoi 566 gola në 607 ndeshje për FC Bayern dhe vendosi rekordin e paparë prej 365 golash në Bundesliga.

Ai gjithashtu siguroi golashënuesin më të mirë shtatë herë. Për reprezentacionin e Gjermanisë, ai shënoi 68 herë në 62 ndeshje.

(Kosova Sot Online)