Takimi vendimtar për të ardhmen e Mbappes

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 15:57
Takimi vendimtar për të ardhmen e Mbappes

Një javë vendimtare do të jetë për të ardhmen e Kylian Mbappes. E ardhmja e tij është ende e pasigurt, pas ardhjes së Messit në Paris Saint-Germain dhe interest të Real Madridit për të.

Mbappe e ka qartësuar se ai nuk e mendon rinovimin e kontratës dhe klubi e di se nëse e mban këtë verë, do ta largojë falas në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në zhvillimet e fundit, El Chiringuito ka zbuluar se 22-vjeçari ka thirrur një mbledhje këtë javë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për t’i kërkuar të negociojë transferimin e tij në Real Madrid.

Real Madridi është në gjendje të paguajë një shumë të konsiderueshme për Mbappen, e që raportohet se është rreth 150 milionë eurove, përkundër faktit që mund ta marrë falas pas 12 muajve. 

 

(Kosova Sot Online)