Locatelli arrin për teste mjekësore, së shpejti zyrtarizohet te Juventusi

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 11:24
 Locatelli arrin për teste mjekësore, së shpejti zyrtarizohet te Juventusi

Locatelli mund të konsiderohet tashmë lojtar i Juventusit. Juve e ka marrë atë nga Sassuolo në formë huazimi për dy vite, me obligim të blerjes në vitin 2023 për 35 milionë euro.

Manuel Locatelli ka arritur në mëngjesin e së mërkurën në klinikën e Juventusit për të kryer testet mjekësore para kompletimit të transferimit te ‘Zonja e Vjetër’.

Më pas, ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juven, deri më 2026.

Locatelli është pritur nga dhjetëra tifozë para klinikës së Juventusit.

Fabrizio Romano raporton se Juve e ka marrë lojtarin në formë huazimi për dy vite, deri më 2023 me obligim të blerjes për 35 milionë euro, çka do të thotë se me pagesat që Juve do të bëjë për huazimet në dy sezonet e ardhshme, Locatelli do t’i kushtojë në total së paku 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online)