Punë e kryer, Odegaard afër largimit përgjithmonë nga Reali – kontratë deri më 2026 me Arsenalin

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 10:50
 Punë e kryer, Odegaard afër largimit përgjithmonë nga Reali – kontratë deri më 2026 me Arsenalin

Martin Odegaard do të largohet përfundimisht nga Real Madridi.

Që nga viti 2015, kur Reali e bleu me shpresën se në të ardhmen do të shndërrohej në një yll futbolli, Odegaard nuk është rritur shumë si lojtar sipas Madridit, që ka vendosur ta shesë.

Fabrizio Romano e quan punë të kryer transferimin e Odegaardit në Arsenal, që kësaj radhe do të jetë përgjithmonë, e jo në formë huazimi siç ka ndodhur për shumë sezone në ekipe të ndryshme.

Romano raporton se bisedimet janë në fazën e avancuar dhe se së shpejti do të kompletohet marrëveshja.

Ka mbetur të caktohet çmimi përfundimtar, pasi Reali do 50 milionë euro.

Gazetari italian shkruan që Odegaard do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Arsenalin, deri në qershor të 2026.

(Kosova Sot Online)