AC Milan prezanton fanellën e tyre të tretë

  • 18 August 2021 - 22:21
AC Milan prezanton fanellën e tyre të tretë

Milan ka shpalosur fanellën e tretë për sezonin 2021/22, që janë të zeza me shirita të kuq dhe të mbyllura me imazhe të logos së klubit.

Fanella është dizajnuar nga Puma dhe është pak a shumë e njëjtë si ajo e Manchester City, Fenerbahce, Valencia,  Marseille dhe  Borussia Monchengladbach të cilët sot po ashtu zyrtarizuan fanellat e tyre.

Të dyja kanë emrat e kluibit me shkronja të mëdha në kraharor, ku është vendosur edhe logo e klubit.

Por logo është e shtypur brenda tërë fanellës. BitMEX po ashtu debuton si sponsor i krahut i Milanos në krahun e majtë. 


(Kosova Sot Online)